Pas Malokut edhe Seferi vishet “Kuq e zi”

0
SHPËRNDAJE

U21 / Institucioni më i lartë i futbollit botëror (FIFA) ka miratuar kërkesën e FSHF-së në lidhje me aktivizimin e futbollistit Taulant Seferi.

Kombëtarja U-21 ka marrë lajmin e shumëpritur pasi ditën e hënë do të luajnë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit kundër Estonisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mesfushori nuk mund të luante në ndeshjet zyrtare me kombëtaren U-21 të Shqipërisë për shkak se më parë kishte luajtur për përfaqësueset e moshave të Maqedonisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme edhe Elvir Maloku mori të drejtë për të luajtur me Kombëtaren shqiptare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.