Pas plot 89 ditëve rikthehet Vala Superliga e Kosovës

0
SHPËRNDAJE


Pritjes i ka ardhur fundi. Pas plot 89 ditëve rikthehet Vala Superliga e Kosovës. Edhe pse me pak vonesë në krahasim me kampionatet e tjera evropiane që nga e shtuna e 25 shkurtit makina e futbollit kosovar rindizet përsëri. Pas pauzës së gjatë dimërore stinori pranveror në futbollin e Kosovës kishte filluar një javë më herët me ndeshjet e 1/8 së Digitalb Kupës së Kosovës derisa këtë fundjave radhën e ka elita e futbollit kosovar.

Si është mbyllur viti 2016 dhe si do të fillojë viti i ri 2017 për elitën e futbollit kosovar.

Trepça ’89 vitin 2016 e mbylli si lider me 39 pikë, 3 më shumë se ndjekesi i parë Llapi dhe mitrovicasit mbesin favorit numër 1 për ta fituar titullin për herë të parë në histori të klubit. Jo vetëm se janë kampionë vjeshtor por zyrtarët e klubit kanë ndalur thuajse të gjithë futbollistët dhe kanë marrrë nga fqinjët e tyre të Trepçës, sulmuesin e rrezikshëm Hasan Hyseni si dhe Bujar Ramën dhe portierin me përvojë Enis Manxhollin. Përforcime të mëdha për mitrovicasit janë edhe ato që erdhën nga Superiroja e Shqipërisë. Në pranverë te Trepça ’89 do të luajnë, Amir Bilalli që erdhi nga Bylisi dhe Argjend Mustafa nga Skënderbeu i cili edhe më herët ka luajtur për mitrovicasit. Trepça ’89 në pranverë do të udhëhiqet nga trajneri i ri, shqiptari nga Maqedonia, Zekerija Ramadani.

Rivalët kryesorë të Trepçës ’89 në luftë për titull përveç Llapit të vendit të dytë do të jenë edhe Prishtina dhe Feronikeli, derisa Besa dhe Gjilani kanë mbetur më prapa në renditjen tabelare. Shumë interesante do të jetë edhe lufta për mbijetesë ku skuadrat më të rrezikuara mbesin Hajvalia dhe Trepça, por nuk mund të kenë gjumë të qetë as Drita dhe Ferizaj.

Në ndeshjet e javës së 18 apo ndeshjet para të vitit 2017 sytë shkojnë kah superderbi i Anamoravës Gjilani – Drita që luhet të dielën. Ky është njëri ndër derbit më të zjarrtë në rajon dhe përveç në fushë në këtë derbi spektakli është i garantuar edhe në tribuna. Lideri i Vala Superligës javën e 18-të e nis në shtëpi kundër Drenicës me të cilët shpesh ka pasur telashe. Mitrovicasit janë favorit absolutë të paktën në letër por Drenica ka paralajmëruar se nuk udhëton në Mitrovicë vetëm sa për të shëtitur. Të dy këto ndeshje do të transmetohen të dielën direkt në Supersport Kosova me fillim nga ora 13:00.

Megjithatë janë ndeshjet e së shtunës që hapin zyrtarisht edicionin pranveror të Vala Superligës. E tërë vëmendja është në Pejë aty ku Besa pret nënkampionin Llapin. Kjo është përballlja mes dy skuadrave mjaft cilësore dhe dy skuadrave që siguruan çerekfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës duke shpenzuar mjaft energji. Besa eliminoi Dritën vetëm pas 120 minutave, derisa Llapi ishte më i mirë se Feronikeli pas ekzekutimit të penalltive. Llapi haptazi ka shpallur kandidaturën e saj për titull, derisa pejanët duken më të fokusuar në garat e Kupës. Ndeshje shumë e vështirë edhe për Prishtinën që stinorin e ri e hap me ndeshjen në udhëtim kundër Ferizajt jashtëzakonisht të përforcuar. Një përballje mes skuadrave me objektiva diametralisht të kundërta dhe secila skuadër që humb në këtë ndeshje do të bënte një hap prapa drej synimeve të saja.

Edhe këto dy ndeshje mund t’i përcillni direkt në Superpsort Kosova të shtunën nga ora 13:00. Dy ndeshjet tjera që kompletojnë çiftet e javës së 1-të janë Hajvalia – Liria dhe Feronikeli – Trepça. Ky edicion i Vala Superligës pritet të jetë si asnjëherë më parë interesant, pasi që kampioni për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovës në garat parakualifikuese për UEFA Champions League, gjithnjë nëse I plotëson kriteret e kërkuara nga UEFA. Me fat!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.