Pas Skënderbeut dhe Teutës, edhe Partizani hyn në vallen e trukimeve. Ja sms-ja në celularin e futbollistit

0
SHPËRNDAJE


Jo vetëm Teuta dhe Skënderbeu por dhe Partizani është përfshirë në një hetim të gjerë që nga Austria është transferuar tani në Tiranë. Ka qenë fillimisht prokuroria e Vjenës që ka gjatë hetimit për ndeshjen miqësore të Teutës me Austrinë e Vjenës, ka zbuluar fakte që implikojnë edhe 2 ekipe të tjera shqiptare.

Futbollisti Erand Hoxha, ka komunikuar me pjesëtarë të Teutës të cilët kanë shkruar në telefonin e tij për ndeshjen e rradhës, të fundit të sezonit të kaluar, takim në të cilin Partizani u mund në shtëpi nga durrsakët 1-2.

Mesazhi në telefonin e Erand Hoxhës – “Si do dalim ne me Partizanin”?

Erand Hoxha – “Varet se si do të dali ndeshja e Flamurtarit me Skënderbeun”.

Kaq i ka mjaftuar prokurorisë së Vjenës për të hapur një hetim edhe për këtë ndeshje, por dhe për takimin që Skënderbeu fitoi në Vlorë në ditën e fundit të sezonit të kaluar.

Lëvizjet e kofiçentëve, shumat e vendosura për këto takime, tabulatet telefonike dhe ajo çfarë vetë lojtari ka dëshmuar e kanë bërë këtë dosje voluminoze të mbërrij në Shqipëri në ditët e fundit.
Prokuroria e Tiranës tani do të hetoj për çfarë ka ndodhur për të nxjerrë më pas një konkluzion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.