Pas “sondazhit” për Gotze, Juve bën ofertë konkrete për Draxler

0
SHPËRNDAJE

draxGSytë për përforcime, Juventusi i ka hedhur ekskluzivisht nga Gjermania, saktësisht për Gotze të Bajern e Draxler të Shalke. Njëri është alternativa e tjetrit, por nuk përjashtohet të vijnë të dy, nësë ndonjëri do të merret në huazim. Në lidhje me Gotzen, administratori Marotta ka shpjeguar: “Nuk kemi nisur ende një tratativë konkrete, thjesht bëmë një sondazh. Sigurisht që ka karakteristikat që na duhen për rolin e fantazistit. Nëse Bayern, apo vetë Gotze do të duan të bisedojnë, atëherë gjërat do të bëheshin më konkrete”.
Ndërkohë që për Draxler, gjatë ditës së sotme është bërë një ofertë konkrete. Sipas asaj që bën me dije “SkySport” është shumë më poshte se klauzola prej 45 mln eurosh, pra rreth 30 mln, por me një kusht brenda saj: huazim me detyrim blerje nëse plotesohët numri i mbi 15 ndeshjeve në sezon. Shalke nuk është e bindur për momentin, kurse sa i përket rrogës, do te gjendet një gjuhe e perbashkët mes lojtarit, që kërkon 5 mln euro dhe Juves që i ofron 3,5 për momentin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.