Pas trazirave reagon edhe UEFA. Lion dhe Beshiktashi bëhen shembull

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Europa League / Pas trazirave që ndodhën në ndeshjen mes Lionit dhe Beshiktashit, reagon edhe UEFA. Të dy klubet janë përjashtuar me kusht nga instuticioni që drejton futbollin europian nga kompeticionet evropiane.

Në takimin e luajtur në Francë tifozët u përleshën mes tyre duke bërë që fillimi i ndeshjes të shtyhej me 45 minuta, duke sjellë edhe këto dënime për ekipet e tyre.

Tani dy klubet janë përjashtuar me kusht për dy vjet, që do të thotë se në të ardhmen do të jenë në provë: nëse përsëriten episode dhune, përjashtimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Ndërkohë, të dy klubet janë gjobitur me 100,000 euro për ato që ndodhën.

Lioni është akuzuar për trazirat që shkaktuan tifozët, bllokim të shkallëve te stadiumit si edhe për organizim të dobët të ndeshjes. Përsa i përket Beshiktashit, klubi turk u akuzua për trazira nga tifozët e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.