Pas U21 edhe Kombëtarja U19 mbetet pa trajner

0
SHPËRNDAJE

jupi
Jupi (ish-U21), Shulku dhe Bellaj (ish-U19)

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se ka vendosur të mos vazhdojë me Arjan Bellajin në krye të Kombëtares U19 pas përfundimit të eliminatoreve europiane për këtë grupmoshë. Ish-futbollisti i Kombëtares largohet pas katër humbjeve dhe dy fitoreve duke e lënë bosh vendin e trajnerit ashtu sikurse ndodhi te U21 ku drejtonte bashklojtari i Bellajit, Redi Jupi. Ndërkohë i pyetur për këtë zhvillim, Bellaj është shprehur i kënaqur për bashkpunimin e deritanishem dhe se s’kishte asnjë hatërmbetje ndaj FSHF-së për këtë largim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.