Pashaj ndërpret aventurën me Tiranën, 1 javë pasi rinovoi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

pashaVetëm një javë më parë ishte lajmëruar rinovimi i kontratës së tij, madje vetë lojtari kishte shprehur edhe kënaqësinë që do të qëndronte “në shtëpi”. Mirëpo, gjërat duket se kanë ndryshuar shumë shpejt, teksa sot në mesdite Entonio Pashaj ka zgjidhur kontratën që e lidhte me Tiranën. Krejt papritur, mbrojtësi ka pasur një bisedë me drejtuesit dhe në fund kanë gjetur gjuhën e perbashkët për të mbyllur këtu aventuren bardheblu pas 6 sezonesh në kryeqytet.Kështu, Pashaj është ndarë zyrtarisht me bardheblutë, teksa klubi i ka uruar suksese për vazhdimin e karrierës së tij. Arsyeja që solli këtë ndryshim të papritur të situatës nuk bëhet e qartë, mirëpo në mes duhet të jetë ose ndonjë problem financiar, ose fakti që mos të ketë pranuar të qenit rezervë përderisa pritet të vijë Franc Veliu. Teksa mbetet të mësohet se ku do ta vazhdojë Pashaji karrierën e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.