Pasi u shpall hero me Leicester City, tashmë Ranieri merr skuadër të re

0
SHPËRNDAJE
loading...


Ligue 1 / Claudio Ranieri do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij si trajner.
Pasi mahniti gjithë botën e futbollit me suksesin e një viti më parë, kur shpalli kampion një skuadër të vogël si Leicester City, Claudio Ranieri ishte shkarkuar nga puna vetëm shtatë muaj më vonë për shkak të rezultateve të dobëta.

Megjithatë italiani nuk ka mbetur jashtë futbollit për kohë të gjatë, pasi ai ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze Nantes.

65-vjeçari është duke pritur fillimisht lejen e punës nga shteti francez, pasi që ligji në këtë vend nuk lejon të punojnë personat mbi moshën 65-vjeçare.

Ranieri në të kaluarën ka pasur një aventurë dy vjeçare në Francë, me skuadrën e Monacos.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU