Patrioti Cana refuzon Greqinë, në horizont qëndrimi te Lacio

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Do të qëndrojë te Lacio, apo do të “emigrojë” tjetërkund? Dilemat mbi të ardhmen e Lorik Canës mbeten, por lajmi më i fundit është se kapiteni i Shqipërisë ka refuzuar një propozim joshës të ardhur nga Greqia, saktësisht nga gjigantt e Olimpiakosit. Mësohet se kampionët grekë i kanë ofruar një pagë më të lartë sesa merr te Lacio, por Loriku ka thënë “jo”, edhe për shkaqe patriotike.
lokNdërkohë që në mediat italiane thuhet se Cana mund të mbetet si përfundim edhe një sezon te Lacio, aty ku gjithsesi do të jetë zgjedhja e pestë për qendrën e mbrojtjes së teknikut Pioli. A do ta pranojë ai këtë situatë? Enigma duhet të shuhet brena datës 31 gusht.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.