Pavicevic-Soza, kupa zbulon dyshen sulmuese të Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

zte-e1351761410244Darko Pavicevic është afruar gjatë merkatos verore tek Vllaznia si një nga blerjet më të bujshme. Por më vonë lindën shumë paqartësi rreth vazhdimit të kontratës së tij të bashkëpunimit me kuqeblutë. Madje shuma e parave që ai përfitoi në momentin e firmës kanë qenë edhe problem i prishjes së kontratës, pasi gjatë ndeshjeve miqësore, stafi i Vllaznisë ka mbetur i zhgënjyer nga lojtari në fjalë.

Pavicevic është 28 vjecar, 1.98 cm. Karriera e tij në Hungari ka qenë e gjatë për gati 7-8 vite në rradhët e Zalaegerszegi TE, por një sezon më parë (2014-2015) ai është aktivizuar vetëm 103 minuta në 3 sfida të fazës së parë dhe në vitin 2015, pra nga janari e deri në jaj të këtij viti, nuk figuron në asnjë ndeshje zyrtare.

Ndërkohë që krejt normal ka qenë fakti se forma e tij s’do të ishte optimale. Duke parë të dhënat përpara se ta firmosnin, shkodranët duhet ta prisnin dicka të tillë, pra një formë të dobët të lojtarit. Por Kupa e Shqipërisë e mbase edhe stërvitja e fortë gjatë kohës që është pjesë e shkodranëve, ka bërë që ai të rikthehet me një gol ndaj Pogradecit. Edhe pse Frederik Ndoci më këngën e tij të famshme na kujton se: “…pranvera me një lule jo nuk vjen”, tashmë në rradhët e shkodranëve kanë nisur të shpresojnë se Pavicevic do të nisë të shënojë për ngjyrat kuqeblu.

images

Por edhe Sebastian Soza, një njohje e qartë e Vllaznisë, shënoi 2 gola ndaj Pogradecit në Kupën e Shqipërisë. Ai ka munguar pas një dëmtimi që po kalon, por duket se tashmë do të rikthehet të kontribojë për Vllazninë. Shkodranët janë si asnjëherë tjetër në pikë të hallit duke pasur 0 (zero) pikë në tabelën e klasifikimit edhe pse deri tani janë luajtur 5 javë kampionat. Dorëheqja e Luan Zmijanit, ka lënë bosh vendin e trajnerit, i cili ende s’po vendoset, por emrat e lakuar janë të shumtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.