Pedro drejt Chelsea

0
SHPËRNDAJE

Pedro Rodriguez
Pedro Rodriguez
Premier League/ Sulmuesi Pedro duket se është me një këmbë drejt largimit nga Barcelona. Pasi ka qëndruar në hije përgjatë një sezoni pas treshes Messi-Neymar-Suarez, tashmë sulmuesi katalanas e ka të qartë që do të jetë thjesht një lojtar pankine tek ky ekip.Për këtë arsye ai po mendon largimin nga ky ekip, ku përflitet se lojtari mund të përfundojë në Premier League.

Gazeta katalanase “Sport” në numrin e saj ka botuar lajmin se Pedro ka arritur një marrëveshje me ekipin e Chelsea për t’u transferuar në Londër. Mourinho i’a di mjaft mirë vlerat sulmuesit spanjoll pasi e ka patur rival në kohët kur drejtonte Real Madrid, dhe për këtë arsye mendohet se ka shprehut dëshirën për t’a marrë në ekip sulmuesin e Barcelonës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.