Pejiç dhe Emini shënojnë më shumë se Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kukësi vazhdon ëndrrën drejt titullit kampion në Shqipëri. Një skuadër me kualitet, eksperiencë por mbi të gjitha që shënon dhe i fiton ndeshjet kur duhet. Kjo ndodhi edhe në sfidën delikate përballë Teutës, që u zgjidh nga goli i Izair Eminit. Është pikërisht sulmi, arma më tepër e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.

Me rrjetën e fundjavës që lamë pas Emini u ngjit në kuotën e 6 golave sezonale, por nëse kësaj i shton edhe 12 golat e Pero Pejiç, statistikat bëhen të frikshme. Me 18 rrjeta në total, dyshja sulmuesve e Kukësit ka shënuar më tepër gola se 6 skuadra të kampionatit. Këtu përjashtohen vetëm rivalët për titull të Partizanit, me 21 gola në 20 ndeshje dhe Flamurtari, që ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë 20 herë.

Pejiç dhe Emini të vetëm janë më efektivë përpara portës se e gjithë skuadra e Skënderbeut, ndërsa janë në kuotë të barabartë me surprizën Luftëtari. Element shumë i rëndësishëm në marshimin drejt titullit dhe një kryesim i konsoliduar me 4 pikë nga rivalët më të afërt. Por, te Kukësi nuk shkëlqen vetëm sulmi.

Mbrojtja jep garanci dhe me vetëm 8 gola të pësuar ndan me Partizanin pozicionimin si reparti më i mirë difensiv i kampionatit. Në këtë sezon, në 10 ndeshje të luajtura në shtëpi, veri-lindorët kanë pësuar vetëm një gol, më 6 Nëntor 2016 në fitoren 3-1 përballë Vllaznisë.

Një skuadër e ndërtuar për titullin, që me trasfertën e radhës në kampionat ndaj Tiranës kërkon vazhdimësi, për të barazuar ecurinë më të mirë sezonal me tre fitore radhazi, të regjistruar në periudhën Tetor-Nëntor të vitit të kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.