Pejic driblon edhe jashtë fushe, shkon në Iran

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Merr fund aventura e Pero Pejiç me Kukësin vetëm pas një sezoni. Sulmuesi kroat mësohet se ka arritue marrëveshjen me ekipin iranian të Esteghlali. Këtë gjë e ka bërë zyrtare klubi nga Irani në faqen e tyre zyrtare në internet.
image
Prej kohësh përflitej për një largim të Pejiç nga Kukësi për një skuadër jashtë vendit, por vetëm ditën e sotme kjo gjë është zyrtarizuar. Mësohet se ditën e nesërme lojtari do të hedhë firmën mbi kontratë, dhe prezantimi zyrtar tek Esteghlali të bëhet pas përfundimit të eleminatoreve të Europa League me ekipin e Kukësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.