Pejiç: Gjici më ofendoi rëndë me ofertën që më bëri

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja/ Pero Pejiç është larguar nga Kukësi dhe do të jetë pjesë e Slaven Belupos në Kroaci, ku edhe ka firmosur për një vit.

Sulmuesi u shpall kampion vjet me Kukësin dhe mori “Këpucën e Artë” duke shënuar 28 gola në kampionat, por penalltia e humbur ndaj Sherifit të Tiraspolit ishte vendimtare në të ardhmen e tij.

Largimi i tij ishte vulosur dhe më pas strategjia e Gjicit ishte e qartë: ofertë e ulët dhe normalisht Pejiç do refuzonte. Më vonë presidenti i Kukësit mund të thotë: “Ne donim ta mbanim, por nuk ramë dakord”. Ka te drejtë, pasi vetë Pejiç e pranon, madje në një intervistë të dhënë në “Panorama Sport” thekson se oferta në fakt ishte injoruese dhe se nuk e meritonte për atë që ka dhënë për këtë ekip.

“Jam sulmues dhe e kam një çmim, kështu që kurrsesi nuk mund ta pranoj atë që më ofroi Gjici. Më lejoni të mos e them shifrën, ishte injoruese për atë që unë kam dhënë te Kukësi. Ishte një ofertë gati qesharake, që nuk e meritoja për golat që kam shënuar”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU