Pejiç: Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi jemi nën presion

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi i Kukësit Pero Pejiç shënoi një tjetër dygolësh që e shkëput në majën e listës së golashënuesve të kampionatit, por mbi të gjitha ndihmon verilindorët të mbajnë hapin e Partizanit. Kroati tregoi në prononcimin për SuperSport se kjo e dyta kishte shumë më tepër rëndësi për të.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne pasi siç e dini Partizani fitoi me Tiranën dhe ne jemi nën presion sot. Për mua ishte e rëndësishme vetëm fitorja, kush shënoi nuk ka rëndësi. Dy golat janë plus për mua, kemi një javë për të përgatitur ndeshjen me Partizanin”.

“Unë dua shumë gola, gjithmonë. Jam te shifra 21 dhe dua më shumë, në çdo ndeshje. Jo vetëm sot”.

“Jemi barazim me pikë me Partizanin, kemi një rrugë shumë të vështirë para. Kemi një ndeshje të vështirë para dhe për ne është e rëndësishme të mos humbim. Edhe me barazim jemi prapë të parët dhe kemi katër ndeshje deri në fund. Unë besoj te ekipi por duhet të punojmë shumë”.

“Malota është lojtar shumë i mirë, por jo vetëm ai, edhe Krasniqi. Kanë portierin shumë të mirë, Hoxha është i Kombëtares së Shqipërisë. Unë analizoj gjithmonë kur përgatis një ndeshje ku është kundërshtari më i dobët, më i keq, dhe provoj lojën time. Të shohim, kemi një javë për përgatitje dhe të shohim ku i ka pikët e dobëta Partizani”.

“Po, u flas sepse kemi shumë gabime në lojë. E thashë edhe më parë që ishte një ndeshje me shumë presion. Për ne sot nuk kishte rëndësi asnjë rezultat përveç fitores. Ajo ishte e rëndësishme, për tri pikët”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.