Pejiç: Jam i kënaqur, me këtë ritëm shënoj 30 gola

0
SHPËRNDAJE

pero-pejicSulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se është shumë i kënaqur dhe thekson se me këtë ritëm është e lehtë të kapë kuotën e 30 golave.

“Jam shumë i kënaqur, ishte dita ime sot. Shënova fillimisht, humbja një penallti, por shënova më pas. Pësuam dhe vuajtëm pak, por më pas gjetëm golin e tretë dhe e mbyllën ndeshjen.

“Objektivat e mi? Unë luaj gjithnjë për trofe, nuk është prioritet shënimi i golave dhe Këpuca e Artë. Qëllimi është të dalim kampion dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

“Golat e mi? Jam i kënaqur, nëse ruaj këtë ritëm, shkoj te 30 golat. Të gjithë presin gola nga unë, ndaj po bëj detyrën dhe sot ishte një sukses për mua”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.