“Pejiç, jo i përfshirë në aksident”

0
SHPËRNDAJE

pejic aksidentSqarim për Pejiçin

Klubi i F.K. Kukësit sqaron dhe qetëson të gjithë tifozët në lidhje me lajmet e fundit që keni dëgjuar për aksidentin e Pero Pejiçit. Sulmuesi kroat nuk është i përfshirë në këtë përplasje, pasi makina ka qenë duke u drejtuar nga gruaja e tij.

Lojtari sapo ka dëgjuar lajmin është afruar në vendngjarje për t’i qendruar afër familjes.

Aksidenti ka ndodhur në mes të makinës që është drejtuar nga bashkëshortja e Pejiçit dhe një motorri.

Drejtuesit e klubit janë interesuar edhe për shëndetin e djalit të dëmtuar dhe kanë marrë përgjigje pozitive nga ana e mjekëve, madje ai do të dalë edhe nga spitali.

Klubi i F.K. Kukësit i uron shërim sa më të shpejtë.

Ndërkohë që familja e Pejiç është rrugës për në Kroaci.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.