Pejiç: Kënaqemi edhe me një barazim

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Pero Pejiç ka luajtur në kryeqytet me Dinamon dhe Tiranën, por jo me Partizanin, ndërkohë që tanimë është pjesë e Kukësit, ku rivalizon me të kuqtë për titullin kampion. Të premten ata kanë një ndeshje shumë të rëndësishme, teksa kroati ka theksuar në “Supersport” se është i kënaqur edhe me barazim. Më pas ai ka folur edhe për ndeshjet radhazi pa humbje dhe golat e shënuar.

NDESHJA – “Është një sfidë shumë e vështirë pasi janë dy skuadra me pikë të barabarta. E rëndësishme për ne është të mos humbasim. Nëse fitojmë është perfekte për ne, por edhe me barazim jemi të kënaqur, pasi nuk humbasim vendin e parë. Ne jemi të përgatitur për një ndeshje taktike.”

PATHYESHMËRIA – “Të humbësh një ndeshje dhe të fitosh dy është normale që të sjell më shumë pikë, por ecuria pa humbje deri tani ka sjellë atmosferë të mirë në skuadër. Këto rezultate kanë sjellë harmoni dhe shpresojmë të vazhdojmë edhe këto javë të fundit.”

GOLAT – “Unë shënoj sepse kjo është puna ime. Unë erdha këtu për një qëllim: të marr kampionatin. Nëse marr edhe ‘Këpucën e Artë’ është një plus për mua. Në çdo ndeshje shkoj për të shënuar sepse kjo është puna ime. Nëse goli im vendos ndeshjen do të ishte diçka e bukur. Por e rëndësishme është të marrim pikë nga kjo sfidë.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU