Pejic: Lamtumirë Kukësi…

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sulmuesi i Kukësit Pero Pejic ka folur enkas për minuta90.com në lidhje me triumfin e Kukësit kundër Mlladost por edhe mbi të ardhmen e tij:

“Sot po e mbyll me Kukësin, kjo është ndeshja ime e fundit. Jam i lumtur që e kaluam këtë tur pasi tani Kukësi do të luajë kundër një skuadre të madhe si Legia. Dua të falenderoj presidentin Safet Gjici sepse ky sezon ka qenë perfekt për ne.”

“Në të njëjtën kohë falenderimet e mia shkojnë për skuadrën, stafin dhe sigurisht për të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Kukësit.” – përfundoi kroati prononcimin e tij për sajtin tonë. Pejic e mbylli me stilin e tij aventurën kuksiane duke shënuar dy gola në ndeshjen e tij të fundit me këtë fanellë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.