Pektovic flet hapur: Do t’a dominojmë Shqipërinë”

0
SHPËRNDAJE

Vladimir Petkovic dhe Stephan Lichsteiner bashkë me Xherdan Shaqirin ishin tre përfaqësuesit që zgjodhën të dilnin në konferencën e shtypit përpara ndeshjes kundër Shqipërisë. Fillimisht, trajneri i skuadrës helvete u ndal te gjendja e skuadrës së tij, duke diktuar ritmin që Zvicra duhet të ndjekë në fushën e lojës por pa kaluar në aventurë.

Vladimir Petkovic
Vladimir Petkovic

“Duhet të ruajmë qetësinë dhe të kontrollojmë ndeshjen. Gjithastu duhet të jemi imponues dhe të bëjmë më pak gabime se kundërshtari”.

Trajneri boshnjak u emërua në stolin e Zvicrës pas aventurës te Lazio, por ai e pranon se ky është momenti kulminant në karrierë. Pavarësisht eksperiencës se vogël në kompeticione të tillë, Petkovic kërkon që Zvicra të mos e nënvleftësojë Shqipërinë.

“Ky është evenimenti më emocionues në karrierën time dhe ndihem shumë mirë sepse jam pjesë e një grupi që kërkon të shkruajë historinë. Shqipëria nuk duhet nënvleftësuar dhe ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë. E ritheksoj, do të japim maksimumin për t’i mbajtur nën kontroll kundërshtarët”.

Në fund të fjalsë së tij, trajneri helvet shtoi se nuk ka folur ende me skuadrën e tij për kundërshtarin, duke lënë të kuptohet se fokusi i punës së tij ka qenë faza përgatitore dhe gjendja e ekipit që drejton.

Në vijim, fjalën e mori kapiteni Stephan Lichsteiner, i cili kërkoi të ulë tensionin në grup pasi Petkovic zgjodhi atë dhe jo Shaqirin për të mbajtur shiritin e kapitenit.

Lichtsteiner: Mbi të gjitha jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, çështja e kapitenit ka pak rëndësi. Unë përfaqësoj vendin tim në një turne të tillë kaq të madh dhe kjo është një kënaqësi dhe sfidë e madhe”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.