Pele flet për shqelmat e lojtarëve italianë dhe ku do luante sot

0
SHPËRNDAJE

06cal02f3_0-074-kVbH-U130265997297rgB-350x622@Gazzetta-Web_zoom
Giovanni Trapattoni dhe Pele në dyluftim

Do të dëshironte të vishte fanellën e Barcelonës ose të Arsenalit. Janë këto dy ekipet që i vijnë ndër mend të parat mbretit të futbollit botëror, brazilianit Edson Arances do Nacsimiento PELE teksa pyetet se nëse do të ishte lojtar i ditëve të sotme ku do të dëshironte të luante.

“Sot do të luaja me Barcelonën, ka një stil me Santosin e Brazilit të kohës sime. Art jetë, futboll. Por po të luaja në Angli do më pëlqente të isha te Arsenali. Më kanë dashur shumë në Europë, Real Madrid, Milan, Manchester United, por në atë kohë Santos ishte më mirë. Sot është ndryshe, sot vendosin agjentët ku duhet të shkojnë lojtarët, ” – thotë Pele.

Ai flet edhe për shqelmat e mbrojtësve italianë. “Ishin më agresivët. Kur kam luajtur kundër Italisë kujtoj Trapatonin. Nuk donte t’ja dinte për topin, vetëm shqelmonte. Por kam pasur të bëj edhe me mbrojtës të sjellshëm si anglezi Bobby Moore. Ishte i fortë por luante pastër. Edhe Beckenbauerin ishte mirë ta evitoje,” – përfundon Pele në një intervistë mëse interesante.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.