Pellegrini: Aguero mungon, Juventus ekip i motivuar

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Në prag të sfidës për Champions League kundër Juventus trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini ka folur për rëndësinë e këtij takimi si edhe për mungesat që do të ketë ekipini trajnerit kilien në prag të kësaj sfide. Pellegrini nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin argjentinas Sergio Aguero për këtë ndeshje, por në vendin e tij pritet të aktivizohet blerja e re, Kevin De Bruyne. Trajneri i City u shpreh gjithashtu se se Juventus është një ekip i motivuar dhe që do të vijë për fitore në Angli:
image
“Në këtë sfidë kaq të veçantë do të na duhet të bëjmë pa sulmuesin tonë kryesorë, Aguero, që është i dëmtuar. Ai ka pësuar një goditje në gjurin e majtë dhe nuk është i gatshëm për këtë ndeshje. Për fat të mirë kemi mjaft alternativa, dhe për ne nuk do të jetë problem zëvëndësimi i tij. Përsa i përket rivalit tonë Juventus, mund të them se ata janë një ekip i motivuar. Sezonin e kaluar arritën deri në finalen e Champions League, dhe kjo tregon realisht forcën e tyre. Ata do të vijnë n “Ettihad” për të fituar, dhenkjo gjë dihet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm nëse nuk duhet të surprizohemi në fushën tonë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.