Pellegrini i ndershëm: Goli ynë duhej anulluar

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Manchester City humbi ndeshjen e parë në Champions League në “shtëpi” për këte sezon përballë Juventus me rezultatin 1-2. Pavarësisht se shënuan gol të parët, “citizenz” nuk arritën dot të ruanin avantazhin e krijuar. Pikërisht goli i shënuar nga ekipin anglez ngjalli mjaft polemika, pasi ai erdhi pas një faulli të Kompany ndaj Chiellinit dhe ky i fundit shënoi një autogol.

Manuel Pellegrini
Manuel Pellegrini

Ka qëne vetë trajneri i Manchester City ai që ka folur mbi këtë rast. Pellegrini ka bërë një gjest që jo çdo trajner e bën. Në fund të takimit, tekniku kilien ka folur për mediat teksa ka pranuar që goli i shënua nga ekipi i tij nuk ishte i rregullt, dhe se duhej anulluar. Një veprim i rrallë ky, por i drejtë i bërë nga trajneri i Manchester City

S'KA KOMENTE

Comments are closed.