Penalltia e sulmuesit Dybala mund Milanin, Juventus fiton në frymën e fundit

0
SHPËRNDAJE
loading...

E fiton Juventusi duelin e madh përballë Milanit. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 në shtëpi në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 28-të të Serisë A.

“Zonja e Vjetër” gjeti e para golin me qendërmbrojtësin Mehdi Benatia pas gjysëm ore lojë, ndërsa Carlos Bacca, në pozicion të dyshimtë, riktheu baraspeshën dy minuta para pushimit. Pritjet e portierit Donnarumma e mbajtën rezultatin të barabartë deri në të 95-n, një minutë përtej shtesës që kishte akorduar arbitri i katërt.

Kur dukej se takimi po ndahej pa fitues, Matia De Sciglio preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari Davide Massa drejtoi gishtin nga pika e bardhë, mes protestave të miqve të drejtuar nga trajneri Vinçenzo Montella. Goditjen e mori përsipër Paulo Dybala, i cili mposhti portierin kuqezi nga 11 metrat.

Me këtë fitore ekipi i trajnerit Massimiliano Allegri e sheh veten 11 pikë para Romës së vendit të dytë, që të dielën (ora 20:45) do të jetë mysafire e Palermos. Në krahun tjetër, disfata i heq mundësinë Milanit për të parakaluar përkohësisht “kushërinjtë” e Interit në pozitën e gjashtë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.