Pendohet që zgjodhi Spanjën por FIFA ja refuzon kërkesën

0
SHPËRNDAJE

kerkic
Bojan Kërkiç është penduar që refuzoi disa vite më parë kombëtaren e Serbisë për atë të Spanjës.

Pas një momenti të artë të kaluar në kohën kur luante me Barcelonën, sulmuesi që aktualisht aktivizohet me Stok Sitin në Angli, tashmë prej vitesh nuk grumbullohet më nga kombëtarja e Spanjës.

Duke parë këtë situatë, Kërkiç i dërgoi një kërkesë zyrtare FIFA-s që të luante me kombëtaren e Serbisë. Sipas “Goal.com”, një kërkesë kjo që është refuzuar, pasi rregullat janë konkrete dhe një lojtar nuk mund të aktivizohet me një kombëtare tjetër nëse ka luajtur të paktën një ndeshje zyrtare me një skuadër tjetër përfaqësuese në të kaluarën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.