Pep Guardiola “puç” mbrapa krahëve Barcelonës

0
SHPËRNDAJE

Pep Guardiola po mundohet t’ia marr nga duart Barcelonës yllin e Arsenalit, Hector Bellerín
Barcelona po synon që ta transferoj gjatë verës nga Arsenali yllin e ri spanjoll, Hector Bellerín.

Por, klubi nga Camp Nou do të ketë vështirë ta rikthej Bellerínin në ekip, pasi edhe Pep Guardiola po synon ta transferoj në Manchester City.

Sipas të përditshme sportive katallane, Mundo Deportivo, Belleríni ishte i gatshëm t’i bashkohej Cityt para se të vazhdonte kontratën me Arsenalin, përcjell minuta90.com.

Madje, City mund të përballoj çfarëdo shifre që Arsenal do të kërkoj për shitjen e Bellerínit.

Kurse, sipas Mundo Deportivos, edhe Barcelona ka një përparësi për transferimin e Bellerinit, pasi familja e lojtarit do të dëshironte të riktheje në Katalunia.

Pritet të shihet se cila skuadër do të arrij ta transferoj Bellerinin, Barcelona apo Manchester City.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.