Pep Guardiola suprizon me deklaratat për Mourinhon

PEP GUARDIOLA MENDON SE JOSE MOURINHO E KA NDIHMUAR ATË QË TË RRITET MË SHUMË SI TRAJNER NDËR VITE

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pep Guardiola
Pep Guardiola

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar rivalin e tij, Jose Mourinhon. Trajneri spanjoll, në konferencën për media gjatë ditës së sotme, ka thënë se ish trajneri i Real Madridit, Chelseat e shumë klubeve tjera, e ka ndihmuar atë që të rritet më shumë në profesionin e tij.

“Mendoj se Mourinho e bëri shumë mirë të qartë se nuk ka rivalitet mes nesh dhe se nuk ka përballje Mourinho e Guardiola, por Manchester City e Manchester Unitedi”, ka thënë Guardiola.

“Ne kemi luajtur shumë ndeshje kundër njëri tjetrit. Ai më ndihmoi që të rritem si trajner. Jurgen Klopp gjithashtu më ka ndihmuar të rritem sa isha në Gjermani”, shtoi trajneri spanjoll.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.