Pepe – Ramos dyshja më e fortë

0
SHPËRNDAJE

Fabio Cannavaro
Fabio Cannavaro

Ish kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro eshtë pyetur pë futbollin në përgjithësi dhe atë Italjan në veçanti.

Kam përshtypjen thotë Cannavaro se mbrojtjet sot janë dobësuar po të kemi parasysh faktin që një lojtar shënon 30 apo më shumë gola.

Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me skemat mbrojtëse, por dhe me aftësitë individuale të mbrojtësve.

Për futbollin Italjan Cannavaro u shpreh se është konservator, nuk beson te të rinjtë sepse kërkojnë rezultate të menjëhershme,por ky mentalitet po e dëmton futbollin Italjan.Duhen bërë ndryshime fillimisht në mentalitet,kjo do të çelte perspektivën e rivitalizimit të futbollit Italjan, ku protagonistë do të jenë të rinj të talentuar përfundoi Cannavaro.

I pyetur se cila dyshe mbrojtëse i pëlqen më shumë ai tha, Pepe – Ramos.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.