Peqini: Kukësin e drejtojnë njerëz që s’kanë lidhje me futbollin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imagePasi ka tërhequr dokumentacionin nga skuadra e Kukësit, mbrojtësi elbasanas Roland Peqini, ka postuar në profilin e tij në facebook akuza shumë të rënda ndaj drejtuesve aktual të Kukësit. Ai shprehet se këta njerëz nuk kanë lidhje me futbollin, ndërkohë ndër të tjera fton presidentin Gjici ta kuptoj sa më shpejtë këtë fenomen që po ndodh në skuadrën e tij.
“Ka pak minuta që kam tërhequr dokumentacionet nga klubi i Kukësit! Nuk jam i pari dhe nuk besoj që do jem i fundit që po largohem nga klubi. Jam munduar që të jap maksimumin për ekipin e Kukësit, po largohem me respekt vetëm për tifozët e Kukësit, të cilët kurrë nuk më lanë vetëm, besuan dhe vazhdojnë të besojnë tek unë!
Nuk dua ta them por uroj që ta kem gabim, sepse në fund zhgënjimin do ja u japin shumë të madh këto drejtues që po ju drejtojnë në këto moment, sepse aty po drejtojnë njerëz që s’kan pas kurrë lidhje me futbollin!
Urojë që presidenti Gjici t’i njohi sa nuk është vonë ato njerëz që dëgjon…

Respekte
Roland Peqini

S'KA KOMENTE

Comments are closed.