Peqini largohet nga Kukësi. Përshëndet tifozët ne “Facebook”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se lamtumirat me tifozët përmes rrjeteve sociale, është kthyer në modë tek lojtaret e Kukësit. Pas Kushtrim Lushtakut, tani ka qënë rradha e Roland Peqinit për t’u përshëndetur me tifozët kuksianë. Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, mbrojtësi shkruan:
image
“Të dashur miq , të respektuar tifozë të Kukësit, të nderuar sportdashes. Nga sot aventura ime me Kukësin mer fund, por duke u larguar me një respekt të pakufijshëm për tifozat e mrekullueshëm kuksianë te cilët i falenderoj pa masë për mbështetjen e tyre që më kanë dhënë si në kohë të vështira ashtu dhe në gëzimet që kemi ndarë bashkë. Largohem me kokën lart nga një ekip ku më kanë shoqëruar gjithnjë lojtarë të jashtëzakoshëm dhe mbi te gjitha miq shum të mirë . Peqo do të mbetet njëri prej jush dhe siç kam thënë më 8 Gusht te 2013 , pikërisht diten kur historia mori një drejtim tjeter ,” Kukesi per mua ka qënë keshtjella ime”. Jam i lumtur që kam qën pjesë e tifozave kuksian atëher kur nuk kam qënë i gatshëm për të luajtur , sepse në cdo rast un kam qënë, jam dhe do të mbetem njëri prej jush !
Faleminderit qytetarë dhe tifozë të Kukësit!”

Me Respekt Roland Peqini

S'KA KOMENTE

Comments are closed.