Për Agostinelin gjithnjë fajin e ka “pasqyra”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Skënderbeut vazhdon të gjej fajtor të tjerë dhe asnjëherë në gjirin e skuadrës së tij. Sipas tij një faktor negative ishte fusha sot ndaj Korabit. Ndërkohë që Skënderbeu edhe në sfida të tjera kur terreni ka qenë i kënaqshëm, si p.sh në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, apo edhe takime të tjera, nuk është se ka bindur. Është e udhës që italiani ta gjejë gabimin tek vetja, sepse gjithnjë po ia venë fajin pasqyrës. Ja cfarë tha ai pas takimit në kamerat e SuperSport.andrea-agostinelli

“Vuajtëm shumë sepse fusha nuk ishte në gjendje të mirë. Ishim 90 minuta në sulm, por nuk arritëm të shënonim golin e sigurisë. Kur nuk e mbyll ndeshjen me golin  e dytë, në raste të tilla kundërshtari normal që do të marri zemër dhe të rrezikoj për të kërkuara barazimin. Nuk na falet sepse i lam llogaritë e hapura deri në fund. Jam i kënaqur nga skuadra, luajtëm mirë, por e përsërisë se humbim raste dhe nuk e mbyllim ndeshjen.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.