Për Flamurtarin hallet s’paskan fund

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Flamurtarit, e gjendur në buzë të greminës, duket se ka arritur provizorisht të shpëtoj. Gjetja e akordit dhe pagesa e një kësti të disa nga borxhlinjtë e vjetër ka irrituar borxhlinjtë e rinj.flamurtari

Minuta90.com mëson se ndaj Flamurtarit janë hapur apo do të hapen shumë shpejtë gjatë këtyrë ditëve seanca gjyqsore të reja, për borxhet ndaj lojtarëve dhe jo vetëm. Por gjithashtu, edhe lojtarët aktual të Flamurtarit janë mërzitur kur me anë të mediave kanë mësuar se Flamurtari po lëviz disa shifra financiare për të likujduar qoftë edhe me këste fituesit e gjygjeve më parë.

Duket një situat kaotike tek kuqezinjtë, e cila nuk i shërben aspak ambjentit dhe për më tepër kur gara në Kategorinë Superiore është tepër e vështirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.