“Perandori” Totti udhëheq Romën drejt fitores (Video)

0
SHPËRNDAJE

Totti duke festuar
Totti duke festuar

Serie A/ Roma nuk di të ndalet në kampionat, teksa është Francesco Totti ai që po e udhëheq drejt fitoreve. Legjenda e verdhekuqve edhe pse u fut në pjesën e dytë ka qenë njeriu deçiziv në fitoren e arritur në Genoa me rezultatin 2-3, teksa kryeqytetasit përmbysën rezultatin.

Salah kaloi Romën në avantazh në minutën e 6′-të, por Tachtsidis barazoi gjitçka në të 13′-ën. Në pjesën e dytë Pavoletti në minutën e 65′ përmbysi shifrat në favor të vendasve, por ishte Totti ai që bëri kthesën.

Kapiteni verdhekuq barazoi gjithçka në minutën e 72′ duke treguar se mbetet ai “perandori” i Romës, teksa në minutën e 87′ El Shaarawy shënoi golin e fitores në 2-3 dhe tashmë Roma synon më shumë se kurrë vendin e dytë që mbahet nga Napoli. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.