Përcaktohen gjysëmfinalistët e Ligës Ballkanike

0
SHPËRNDAJE

prishtinaKa përfunduar faza e dytë e grupeve të Ligës së Ballkanit në basketboll për meshkuj duke përcaktuar edhe gjysëmfinalistët të cilët për herë të parë që nga krijimi i kësaj gare janë nga katër shtete të ndryshme. Ato janë Sigal Prishtina e Kosovës, Mornar nga Mali i Zi, Kozuv i Maqedonisë dhe Beroe Stara Zagora e Bullgarisë.

Dy ekipet e tjera shqiptare, Peja dhe Bashkimi i Prizrenit nuk arritën të kualifikohen. Sigali do të ndeshet në gjysëmfinale me 12 dhe 20 prill ndaj Beroes ndërsa në po të njëjtat data do të ndeshen Mornar dhe Kozuv për të përcaktuar finalistët e këtij turneu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.