Përcaktohen grupet e Kategorisë së Parë 2015-16

0
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka përcaktuar grupet e Kategorisë së Parë për edicionin e ardhshëm futbollistik 2015-16 që do të fillojë më datë 12 shtator 2015 dhe do të mbyllet më 19 maj të vitit 2016. Çdo grup do të ketë në përbërje 10 skuadra.

Në grupin A, do të marrin pjesë: Besëlidhja, KF Adriatiku Mamurras, Iliria, KS Kastrioti, KF Burreli, FK Kamza, KF Ada, FC Besa, Korabi dhe Erzeni.

Në grupin B, do të marrin pjesë: Apolonia, Elbasani, FC Lushnja, KF Butrinti, KF Sopoti, KS Luftëtari, FK Dinamo, KF Shkumbini, KF Pogradeci, Gramshi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.