Përcaktohet përmes dramës së shtesës gjysëmfinalistja e fundit (video)

0
SHPËRNDAJE

Trepça’89 është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës, pasi në stadiumin “Ismet Shabani” e ka mundur Ferizajn, me rezultat 3:1, pas 120 minutash lojë. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 1:1.

Të parët në epërsi kaluan ferizajasit, me golin e Ardian Selimit nga afërsia pas asistimit të Agron Istrefit. Shifrat i barazoi Mërgim Pefqeli, në minutën e 48-të, me një gjuajtje nga distanca.

Ndërkohë në vazhdime Trepça’89 arriti të shënojë dy gola tjerë, duke e siguruar kualifikimin tutje. Fillimisht shënoi Shpëtim Idrizi, në minutën e 113-të nga gjuajtja e lirë, duke iu falënderuar reagimit të dobët të portierit Rashiti, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Blerand Kurtishaj, në minutën e 116-të, me një gjuajtje nga brendësia e zonës.

Përveç Trepçës’89 në gjysmëfinale janë edhe Prishtina, Llapi dhe Drita, kurse sot do të bëhet tërheqja e shortit për t’u përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste./FFK

S'KA KOMENTE

Comments are closed.