Përdori kokainë pas vdekjes së djalit, Federata Angleze fal lojtarin

0
SHPËRNDAJE

Angli/ Një histori e trishtuar ka përfshirë Premier League dhe gjithashtu ka sensibilizuar FA, e njohur zakonisht që vepron me grusht të hekurt ndaj dopingut. Jack Livermore, mesfushori 25 vjeçar i Hull City ( skuadër që luan në Championship ), rezultoi pozitiv për përdorim kokaine, por ai nuk skualifikua. Dalja pozitive e lojtarit daton që nga maji i kaluar, disa ditë pas vdekjes së djalit të tij të porsalindur.

Jack Livermore në një ndeshje kundët Liverpool
Jack Livermore në një ndeshje kundët Liverpool

FA kishte për të marrë një vendim të vështirë moral për këtë rast. Komisioni do t’a pezullonte lojtarin deri në dy vjet, por organi gjyqësor ka vendosur duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme lehtësuese. Dhimbja e mprehtë që kaloi lojtari e hodhi atë në humnerën e drogës, por FA ka vendosur në këtë rast për t’i dhënë një tjetër shans lojtarit. Vendimi u dha sot , Livermore nuk u skualifikua dhe do të vazhdojë karrierën e tij .

S'KA KOMENTE

Comments are closed.