Perez : “ Nuk e përzumë Casillas-in”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Newly appointed Spanish president of Real Madrid Florentino Perez (L) speaks during a press conference after he was sworn in as president of Real Madrid at Santiago Bernabeu stadium in Madrid  on June 1, 2009.  AFP PHOTO/JAVIER SORIANO. (Photo credit should read JAVIER SORIANO/AFP/Getty Images)

Pas 16 vitesh Iker Casillas largohet nga Reali dhe për ta përshëndetur Florentino Perez organizoi një konferencë për shtyp : “ Iker Casillas do ti ketë gjithmonë dyert e hapura te Real Madrid. Kam lexuar shumë gjëra të pavërteta ditët e fundit, askush nga Reali nuk e ka detyruar të largohet por ai ka të drejtën të zgjedhë më të mirën për të ardhmen e tij. Për ne Ikeri ngelet një legjendë.”

Iker-Casillas

Florentino Perez ka dashur të largojë edhe polemikat e ditëve të fundit: “ Do kisha dashur që Iker të ishte këtu me ne tani për të shpjeguar që lajmet që qarkullojnë ditët e fundit nuk janë të vërteta. Askush nga Reali nuk ka kërkuar që Casillas të largohet, erdhi një ofertë e Portos dhe e morëm në konsideratë. Lojtarët që janë pjesë e Realit largohen vetëm nëqoftëse e kërkojnë vetë një gjë të tillë, ashtu siç ndodhi edhe me Raul. Iker,për çdo gjë që i ka dhënë këtij klubi ka të drejtën të zgjedhi atë që është më e mira për të. Casillas me ne ka fituar gjithçka dhe do jetë gjithmonë një nga lojtarët më të mirë të historisë së Realit, por e respektoj vendimin e tij për të ndryshuar ambjent pas dy viteve të fundit të vështira. Jam i sigurtë që për të gjithë tifozët e Realit, Iker do mbetet gjithmonë një legjendë dhe do i ketë gjithnjë dyert e hapura te ne. Po organizojmë një ndeshje lamtumire për ta përshëndetur në mënyrën e duhur një kampion si ai. Do bisedojmë me Porton por me shumë mundësi do të jetë më 12 Gusht.” – deklaroi Perez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.