Përfaqësuesja e Kosovës konfirmon miqësoren në tetor

0
SHPËRNDAJE

2015 Eintracht Frankfurt - Kosova 0-0
Kosova në përballjen ndaj Eintracht Frankfurt

Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshjen për zhvillimin e një takimi miqësor ndërkombëtar mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Guinesë Ekuadoriale. Takimi do të zhvillohet me 10 tetor në stadiumin e qytetit në Prishtinë në orën 15:00. Ndonëse në pamje të parë duket një kundërshtar pa emër të madh, Guinea Ekuadoriale ndodhet në vendin e 62-të, para Serbisë, Norvegjisë e Bullgarisë. Gjithashtu kjo miqësore do ti vlejë Kosovës pasi i duhej një miqësore qoftë edhe me një ekip të tillë pas asaj fiaskoje në muajin shtator me miqësoren e Burkina Fasos, ndërsa u përfol edhe për një mundësi për tu përballur me Maltën por që edhe kjo rezultoi pa sukses. Ja miqësoret e deritanishme të Kosovës që nga njohja e kushtëzuar nga UEFA:

1. Kosova – Haiti 0-0
2. Kosova – Turqi 1-6 (Albert Bunjaku)
3. Senegal – Kosova 3-1 (Albert Bunjaku)
4. Kosova – Oman 1-0 (Imran Bunjaku)

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.