Përfiton Ajeti nga problemet mes serbëve tek Torino

0
SHPËRNDAJE

ajeti

Arlind Ajeti do ta nisë sezonin si titullar te Torino dhe shkak për këtë bëhet dëshira për tu larguar e mbrojtësit serb Nikola Maksimoviç.

Ky i fundit jo vetëm që ka refuzuar të dalë në stërvitje me klubin, por edhe është “arratisur” drejtë Serbisë në pritje që të shitet.

Kjo e ka detyruar bashkëkombësin e tij, Sinisha Mihajloviç, që të fillojë të bëjë planet për Ajetin në formacion.

Sipas medieve italiane, tashmë nuk ka dyshime që Torino do të ndryshoj planet për sezonin, duke i dhënë menjëherë besim Arlind Ajetit.

Ky i fundit ka luajtur shumë mirë në fazën përgatitore, ndërsa ka munguar në javën e fundit për shkak të një dëmtimi të pësuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.