Përforcimi më i fundit i Laçit, një talent me vlerë 10 mijë euro

0
SHPËRNDAJE

Drilon Musaj quhet përforcimi më i fundit i Laçit të Armando Cungut/ Bëhet fjalë për një talent të mesfushës, që vjen nga Kosova dhe ka luajtur së fundi me Trepçën ’89. Aty ku është dalluar sidomos gjatë sezonit të kaluar. Në bazë të asaj që shkruajnë mediat kosovare, saktësisht “Korneri.net”, klubi kurbinas duket se ka paguar 10 mijë euro te skuadra kosovare, për të siguruar shërbimet e lojtarëit.

drilKontrata që do ta lidhë Musajn, 21 vjeç, me Laçin do të jetë 2-vjeçare, nga ku do të përfitojë 1500 euro në muaj. Gjithashtu, në marrëveshje Musaj ka një klauzolë shumë të mirë sepse në rast se ndonjë skuadër evropiane e kërkon, atëherë Laçi menjëherë do të lëshojë të largohet si dhe në rast se brenda vitit ai shitet, atëherë do të përfitojnë edhe Laçi dhe Trepça 89’, përgjysmë 50-50.

Nga skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, që po përgatitet për Superkupën e së mërkurës ndaj Skënderbeut, deri tani janë larguar Sheta dhe Teqja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.