Përfundon aventura e Gashit me Rapids

0
SHPËRNDAJE

Shkelzen Gashi (11) of the Colorado Rapids reacts as Nicolas Lodeiro (10) of the Seattle Sounders goes down during the first half of the second leg of the Western Conference Finals at Dick's Sporting Goods Park on November 27, 2016, in Commerce City, Colorado. (Photo by Daniel Petty/The Denver Post)
Caste nga ndeshja e mbremshme

Nuk e ka përmbysur dot disavantazhin 2-1 të ndeshjes së parë në Seattle ekipi i Colorado Rapids ku luan Shkëlzen Gashi. Ky i fundit luajti titullar edhe pse jo në 100% të formes së tij pas dëmtimit të pësuar pak javë më parë. Nuk arriti të dallohej kushedi në një ndeshje ku miqtë u treguan mjaft racionalë dhe goditën në momentin e duhur duke fituar edhe takimin e kthimit 0-1 dhe duke shkuar në finalen e madhe për titull kampion ku do të ndeshen me njërën prej klubeve kanadeze, Montreal ose Toronto. Në këtë mënyrë Gashi e mbyll aventurën e tij të parë te Rapids me 30 ndeshje e 10 gola duke kaluar Salihin që me DC United shënoi gjashtë herë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.