Përgjaket futbolli, humbin jetën 5 lojtarë

0
SHPËRNDAJE

Pesë futbollistë të të njëjtit klub, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Poloni. Sipas ‘The Sun’, lojtarët e ekipit nga liga e tretë, Wolczanka Wolka Pelkinska FC, po udhëtonin për të zhvilluar një ndeshje kundër Avia Swidnik, kur minibusi i tyre është përplasur me një kamion.

imageKonkretisht portieri Patryk Szewczak (18 vjeç), vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych (22 dhe 27 vjeç), Mariusz Korzepa (25 vjeç) dhe Kamil Oslizlo (29 vjeç), humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm. Sipas burimeve të policisë lokale tre lojtarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur më pas në spital nga plagët e marra. Krystian Pydych, vëllai i Rafael, gjithashtu mori goditje të rëndë në këtë aksident rrugor dhe sipas ‘The Sun’, lojtari është duke luftuar me jetë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.