Përgjigjet Klodi!

0
SHPËRNDAJE

Klodian Duro, ka nisur një duel në distancë me klubin bardheblu. Zakonisht ata që dalin në përkrahje të ekipit janë tifozët, të cilët në mendimet e tyre kanë gjithmonë të drejtë dhe askush, vec tyre, s’mund dhe s’duhet të dal kundër klubit që ata suportojnë.duro-fanatics-banderola-470x294

Klodian Duro, ka dhënë vite nga karriera e tij në rradhët e Tiranës ku ka arritur të fitoj trofe. Kritika për mospagimin e djersës së tij nuk është ofendim ndaj Tiranës, pavarësisht se dikush e merr të tillë. Po flasim për standarte dhe një klub me plotë 24 tituj mbi supe, një superfuqi si Tirana duhet të mos të diskutoj mungesa pagesash. Mbase pikërisht se ka ndodhi të tilla edhe titulli kampion mungon ndër vite. Madje edhe vetë tifozët me të zjarrtë të Tiranës kanë dalur kundër klubit të tyre, kujtojmë edhe bojkotin e sezonit të shkuar.

Gjithsesi Ultrasit Bardheblu nuk e kanë përtypur akuzën e Duros në media ku sipas tij edhe Tirana duhet të ndëshkohet sepse ka borxhe të pa paguara njësoj si Flamurtari. Përgjigja e tyre në stadium me banderolën: Duro, qeni që kafshoi dorën që e ushqeu, mori një përgjigje sot në statusin e Duros ku shkruhej në anglisht (shiko foton) Fituesit fokusohen tek fitoret, humbesit fokusohen tek fituesit!

duro-2

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.