Përkujtohet Andres Escobar, i vrarë nga mafia me 2 korrik 1994

0
SHPËRNDAJE

2390864_full-lnd

Maria Escobar ishte në Los Anxheles atë ditë fatkeqe të 2 korrikut 1994 dhe nuk mundet ta harrojë momentin kur mori vesh lajmin. Ishte herët, në orët e para të mëngjesit, atëherë kur dihet se po ra telefoni ka diçka që nuk shkon.

Ajo e kapi telefonin me duart që i dridheshin duke pritur lajmin e kobshëm. Në telefon ishte mesfushori veteran i Kolumbisë, Gabriel Gomez që me zë të ulët i thotë: “Maria, diçka e tmerrshme ka ndodhur. Andres…Andres e kanë vrarë.”

Për botën e futbollit, Andres Escobar ishte një mbrojtës i talentuar që la mbresa me Atletico Nacional të Medellinit dhe me Kombëtaren e Kolumbisë. Por për Marian dhe familjarët e tjerë, 27 vjeçari ishte më shumë se kaq: “Ishte i vodli i shtëpisë, gëzimi dhe krenaria jonë,” – thotë ajo për FIFA-n.

Dhimbja nuk është shuar edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet që nga koha kur Escobar u qëllua gjashtë herë pranë një lokali në Medellin, pasi ishte sharë dhe ofenduar më parë prej autogolit të Botërorit “USA ’94”. “Eshtë e dhimbshme ta kujtosh, por Andres la shenjë në Botëror,” – thotë Jose, vëllai i tij.

Prania e familjes Escobar në Botërorin e Brazilit vitin e kaluar nisi edhe aq mirë sa mendohej pasi që në fillim turneu filloi me një autogol të Brazilit (Marcelo kundër Kroacisë).

“Kjo riktheu kujtime shumë të trishtuara por njëkohësisht edhe na rikujtoi që edhe autogolat e gabimet janë pjesë e lojës, gjëra që ndodhin,” – thotë Maria. Ajo ka edhe një mesazh të fundit:

“Jeta nuk përfundon këtu. 20 vjet janë kohë e gjatë trishtimi dhe zbrazëtie, por unë preferoj të falenderoj Zotin që na e dha shansin ta kemi në mesin tonë për 27 vite.”

Në Botërorin e Brazilit, kolumbianët e bënë të qartë që nuk e kishin harruar Andres Escobar, sidomos ai u kujtua nga ish bashkëlojtarët e tij, Faryd Mandrogan dhe Mario Yepes. Madje, edhe arritjen deri në çerekfinale të Botërorit, ekipi kolumbian ja dedikoi Escobar-it.

“Njerëzit duhet ta përjetojnë me entuziasëm futbollin, me pasion por mos të harrojnë që mbetet një lojë. Ajo që i ndodhi njeriut tonë nuk duhet të ndodhë kurrë më, nuk ka vend për dhunë në sport. Futbolli duhet të bashkojë dhe të përçojë mesazhe paqeje dhe dashurie.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.