Përlotet Iker Casillas në lamtumirën e tij (video)

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga/ Portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas, nuk i ka mbajtur dot lotët në konferencën e tij të lamtumirës. I ndodhur para gazetarëve “San Iker” ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si lojtar i Real Madrid, pasi tani është larguar nga klubi madrilen pas plot 25 vitesh, për t’u transferuar tek Porto ku ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare. Ai para mediave u shpreh se pavarësisht çdo gjëje mbetet tifozi numër një i Realit, ashtu si numri që ka mbajtur në shpinë për kaq shumë vite. Në fund të fjalës së tij, Casillas tha: “Kudo që do të shkoj, do të bërtas “Hala Madrid”.image

https://youtu.be/a1X2n8_jsYc

S'KA KOMENTE

Comments are closed.