Përmirësohet gjendja e sulmuesit Sukaj

0
SHPËRNDAJE

12002123_432676686926733_4711450346617086134_nKa pasur shumë polemika gjatë javës, kur në fillim është akuzuar për një skenar për dëmtimin e sulmuesit Xhevahir Sukaj, më pas është përgjigjur mbrojtësi i Vllaznisë Polizoi Arbri, i cili i konsideroi trillime akuzat. Tashmë pas seancave të vazhdueshme fizioterapie gjendja e sulmuesit Xhevahir Sukaj është përmirësuar. Vetën trajneri Starova citoi më parë në media se Sukaj kishte kaviljen e fryrë. Por duke nisur nga dita e premte Xhevahiri do të bashkohet me skuadrën për të parë nga afër gjendjen e përmirësimit, edhe pse sinjalet e para janë pozitive. Sic dihet ndeshja e rradhës është ndaj Kukësit dhe pritet fitore për të vazhduar ndjekjen e Skënderbeut që kryeson me 9 pikë, i ndjekur nga Partizani me 7. Sukaj është një nga pikat kryesore të “Demave” duke shënuar 3 gola në po kaq sfida.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.