Pero Pejiç dhe Caleb Ekuban, e ardhmja në dyshim

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ishin protagonistë të padiskutueshëm të këtij sezoni. Pero Pejiç kryegolashënues i kampionatit dhe lider i Kukësit kampion, autor i 28 finalizimeve.

Në krahun tjetër Caleb Ekuban, zbulimi i madh i Partizanit, jo thjesht 17 gola të shënuar, të gjithë në aksion ndryshe nga kroati që 10 i ka shënuar me penallti, por edhe klas, potencë intuitë shpejtësi, për t’u etiketuar me të drejtë si një ndër të huajt më të mirë që ka parë Kategoria Superiore. Për momentin e ardhmja e të dyve është pezull, dhe askush nuk mund të thotë nëse do t’i shohim sërish në Shqipëri sezonin e ardhshëm.

Italo-ganezi është padyshim një ndër objektivat kryesorë të merkatos së Partizanit që synon ta mbajë edhe për një vit. Megjithatë misioni për drejtuesit e kuq nuk është aspak i lehtë.

Për sa i përket sulmuesit Pero Pejiç, te Kukësi e kanë vlerësuar maksimalisht si një profesionist në fushë dhe jashtë saj. Pejiç mbetet ende në pritje të një ofertë nga Kukësi, dhe pastaj do të vendosë, por fakti që takimi ende nuk ka ardhur dhe sidomos kërkimi i ethshëm që po bën klubi verilindor në merkato ku është duke punuar njëkohësisht për 2-3 sulmues në tregun e huaj, të lë të mendosh se ndoshta Pero Pejiç nuk e ka të sigurt një ofertë marramendesë edhe për sezonin e ardhshëm nga Kampionët e Shqipërisë.

Të presim dhe të shohim… /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU