Pero Pejic në pritje të një oferte nga Kukësi

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Ishte protagonist i padiskutueshëm i këtij sezoni, Pero Pejic kryegolashënues i kampionatit dhe lider i Kukësit kampion, autor i 28 finalizimeve.

Për sa i përket Pero Pejic, te Kukësi e kanë vlerësuar maksimalisht si një profesionist në fushë dhe jashtë saj. Me 28 gola të shënuar në këtë sezon, Këpuca e Artë e kampionatit ka shënuar më tepër se gjysmën e golave të Kukësit, me skuadrën verilndore që ka shënuar në total 51 , shifër e rëndësishme po te mendosh që gjithë Tirana shënoi vetëm 29 gola, një më shumë se kroati, por aktualisht askush nuk mund të thotë se dashuria me Kukësin është aq e fortë sa t’i rezistojë kohës edhe për vitin e ardhshëm, natyrisht duke kënaqur edhe ambiciet financiare të kroatit që vitin e kaluar mori 80 mijë Euro nga Presidenti Gjici.

Pejic mbetet ende në pritje të një oferte nga Kukësi, dhe pastaj do të vendosë, por fakti që takimi ende nuk ka ardhur dhe sidomos kërkimi i ethshëm që po bën klubi verilindor në merkato ku është duke punuar njëkohësisht për 2-3 sulmues në tregun e huaj, të lë të mendosh se ndoshta Pejic nuk e ka të sigurt një ofertë marramendesë edhe për sezonin e ardhshëm nga Kampionët e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU