Pero Pejiç thyen Teutën, Kukësi i pamposhtur rikthehet në krye

0
SHPËRNDAJE

Kukësi bën autokritikë dhe rikthehet në krye. Pas barazimit me Vllazninë, verilindorët sot fituan 2-0 ndaj Teutës në stadiumin “Niko Dovana” në duelin e javës së 29-të të Kategorisë Superiore.

Pas minutave të qeta të fillimit, ekipi i trajnerit Ernest Gjoka e rriti marshin duke krijuar disa raste të mira për shënim në fundin e pjesës së parë, madje goditi edhe shtyllën.

Momenti kyç i ndeshjes erdhi nëntë minuta pas pushimit, kur Kotobelli pengoi në zonë sulmuesin Dvornekoviç dhe Pero Pejiç nga penalltia kaloi Kukësin në epërsi. Ishte sërish sulmuesi kroat ai që vulosi suksesin e kuksianëve 11 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Me këtë triumf Kukësi merr sërish kryesimin me 29 pikë, +1 nga Partizani që nesër luan ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe +3 nga Skënderbeu që sot bëri detyrën duke mposhtur Korabin 3-0. /minuta90.com/

Teuta-Kukësi 0-2

Golat: Pejiç (pen) 55’, 79’

Teuta (4-1-4-1): Kastrati, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Sykaj (Musta 60’), Çyrbja, Çmajçanin (Hila 51’), Dita, Progni, Magani (Ribaj 67’) (në dispozicion: Moçka, Shkalla, E. Hoxha, Papa) Tr: Gugash Magani

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Shameti (Dvornekoviç 50’), Alla, Imami, Carioca, Lena, Musolli, Cale (Guri 69’), Emini, Pejiç (Lushtaku 81’) (në dispozicion: Koçi, Memini, Greca, Rangel) Tr: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Paulin Simoni, Elidon Halo, Blerim Ziri

Kartonë të verdhë: Çmajçanin 45’, Kotobelli 55’, Musta 72’ / Carioca 63’, Cale 69’, Emini 89’, Guri 90’+3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.